
Muzeu historik i Shkodrës “Oso Kuka” hapi dyert për një aktivitet të veçantë përkujtimor. Në qendër të vëmendjes ishte figura e patriotit shkodran Oso Kuka , i cili mbetet një nga simbolet e guximit dhe sakrificës shqiptare..
Ky aktivitet nuk ishte thjesht një homazh për të kaluarën, por edhe një moment reflektimi mbi vlerat e dinjitetit dhe dashurisë për atdheun, e pranishme në këtë aktivitet, prefektja e qarkut, Holta Duda, vlerësoi mesazhet që përcjell sot figura e Oso Kukës.
Përtej simbolikës, aktiviteti solli edhe një këndvështrim historik mbi ngjarjet e kohës dhe aktin heroik të Oso Kukës
Oso Kuka mbetet i gjallë në kujtesën e Shkodrës dhe mbarë kombit, për sakrificën e tij për liri.






