Postriba ka përkujtuar 69 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Europën Juglindore. Në këtë përvjetor të rëndësishëm mori pjesë edhe kryetari i PD Lulëzim Basha i cili vlerësoi kontributin e martirëve që dhanë jetën për demokraci.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se lëvizja e Postribës do mbetet simbol i qëndresës antikomuniste.Kreu i unionin mbarëkombëtar t ëish të përndjekurve Besim Ndregjoni tha se i pranishëm duhej të ishte edhe kryeministri Rama.Kryengritja e Postribës në vitin 1946 kishte për qëllim rrëzimit e sistemit komunist që sapo ishte instaluar në Shqipëri. Kjo kryengritje nuk u arrit të çohej deri në fund sepse diktatura arriti ta shtypte duke burgosur e pushkatuar më pas shumë persona.

Artikulli paraprakBASHA NGA SHKODRA: QEVERIA DREJTOHET NGA KRIMINELËT
Artikulli tjetërHAFIZI: PS KA NA SHKODËR SHUMË FIGURA PËR KRYETAR