Në një cep Shkodre, u kujtua thjeshtë, me plot respekt e dashuri, një NJERI me germa te mëdha.

U kujtua Lec Balca ne 80 vjetorin e lindjes mes te afërmeve, shokëve te fëmirisë , kolegeve kompozitor, shkrimtare, e ne mes ish nxënësve te tij te shtrire ne një periudhe gadi gjysme shekullore.Te afërimit e tij, përcjellin me emocione këtë moment qe është kaq i rëndësishëm jo vetëm për familjen e tyre por për mbare Shkodrën. Mes lotëve ishin rrëfimet e ish nxënësve te tij qe sollën shume emocion, por dhe mirënjohje për mësuesin e tyre qe i dha kulturën muzikore.