U përkujtua sot në Shkodër Dita e dëshmorëve dhe 110 vjetori i luftës së Çanakalasë . Në përkujtim të kasaj dite u vendosen kurora me lule tek memoriali “Hasan Riza Pasha”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadori i Turqisë në vendin tonë Tajar Kagan gjithashtu dhe përfaqësues të institucionve vendore të bashkisë dhe prefekturës Shkodër. Në fjalen e tij ambasadori Tagan u ndal tek lufta e Çanakalasë dhe tek fitorja e kësaj beteje

Në këtë ditë të veçantë u përkujtuan edhe dëshmorët e rënë në këtë luftë.

Lufta e Çanakalasë njihet si një ndër betejat më të përgjakshme të luftës së parë botërore ku llogariten që humben jetën rreth 280 mijë përsona prej tyre rreth 25 mijë shqiptarë.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE NË AKSIN SHKODËR-VELIPOJË, NDËRRON JETË 25-VJEÇARI
Artikulli tjetërVLLAZNIA-SKËNDERBEU, DEBAT NË “STAR SPORT”