
Ajo që duhet të ishte një mbledhje e thjeshtë e zyrtarizimit të dy emrave që do të garojnë për drejtimin e partisë demokratike në Shkodër ka përfunduar në tensione madje deri në përplasje fizike .
Mbledhja e 9 marsit me kryesinë e partisë demokratike në Shkodër ku morën pjesë deputetet e kësaj force politike në Shkodër por dhe nënkryetari I Pd njëherësh dhe drejtuesi politik në Shkodër Luçiano Boçi solli diskutime , në momentin që u njoftua fakti që Ardit Qylybyli dhe Gentian Ibro do të jenë dy kandidaturat zyrtare që do të garojnë në 15 mars për drejtimin e partisë Demokratike në Shkodër .
Kandidatët e tjerë kanë kërkuar shpjegime nga sekretari I Pd në Shkodër se pse janë përjashtuar nga gara, ndërsa fillimisht ka pasur aludime që edhe ato kanë dhënë dorëheqjen,fakt që është mohuar katergorikisht. Pas kësaj kanë nisur debatet, që degraduan deri në përplasje fizike .
Star Plus ka kërkuar një reagim zyrtar nga Partia Demoratike në Shkodër për atë cfarë ndodhi një natë më parë , ndërsa deri më tani nuk ka asnjë reagim .
Me 15 mars partia demokratike në Shkodër do të zhvillojë garën për kryetar ku me vendim kryesie , do garojnë Ardit Qylybyli dhe Gentian Ibro .






