Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Disa persona janë përleshur, ngjarje e cila ka përfunduar në përdorjen e armëve. Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se janë persona të plagosur, njëri më rëndë.

Ndërsa policia thotë se është vetëm një person i plagosur, i cili është dërguar në spital. Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës: Informacion paraprak Më datë 05.01.2018, rreth orës 14.20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e ” Shkodrës”, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në rrugën e “Shkodrës”, pranë “Nish Tulla nr.3” dhe urës së Institutit, dyshohet se është plagosur më armë zjarri shtetasi K. P., rreth 40 vjeç. Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Detaje të reja bëhen me dije lidhur me atentatin e ndodhur në zonën e Institutit në periferi të kryeqytetit pasditen e sotme, ku i plagosur më armë zjarri ka mbetur Korab Peposhi.

Dinamika Mësohet se i plagosuri udhëtonte me makinë kur drejt saj është shkrehur një breshëri plumbash. Burime thanë se dyshohet se janë qëlluar 7 apo 8 plumba, nga të cilat 3 kanë prekur Peposhin. Ngjarja është shënuar në rrugën e “Shkodrës”, pranë “Nish Tulla nr.3” dhe urës së Institutit, rreth orës 14.20. Dyshohet se 41-vjeçari është gjurmuar para atentatit nga vetë autori i plagosjes apo persona të tjerë dhe se Alfred Rushi ka qenë i pozicionuar e gati për të atentat. Rushi ka qëlluar me armë automatike, e më pas është larguar. Pasi është dhënë alarmi në sallën operative, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital. Këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë pritet të zbardhë më shumë detaje. Motivet Motivi se përse Korab Peposhi është tentuar të eliminohet fizikisht nga Alfred Rushi, sipas hetimeve paraprake, lidhet me konkurrencën në pazare droge.

Burime thanë se dyshohet që të dy janë përfshirë në shpërndarje droge dhe se i merrnin klientë njeri-tjetrit. Me precedentë të mëparshëm Si i plagosuri ashtu edhe autori rezultojnë me precedentë të mëparshëm penale. Peposhi është arrestuar për shpërndarje droge në Itali, ndërsa Alfred Rushi është i skeduar nga policia për një plagosje në kryeqytet. Në vitin 2011, sipas raportimeve në mediat italiane, Peposhi bashkë me një tjetër shqiptar është kapur në Savona me rreth 100 gramë kokainë. Ai ishte edhe me dokumente rumune false

Artikulli paraprakHETIMET PËR GODITJEN E GRUPEVE KRIMINALE, ARTA MARKU TAKON AMBASADORIN ITALIAN
Artikulli tjetërARRESTOHET SHOFERI QË AKSIDENTOI PËR VDEKJE 60-VJEÇARIN