Shkodra Jazz Festival ka zhvilluar natën përmbyllëse të koncerteve teksa të ftuar ishin muzikantët Kejdi Barbullushi kuartet, Alberto Marsico bashkë me Organ Logistics si dhe Daniele Coroisco….

Dy netët e fundit të koncerteve të Shkodra Jazz Festival thotë organizatori dhe drejtori artistik Florian Jakaj kanë qenë të veçanta dhe me një emocion shumë më të madh pas ndarjes nga jeta të dirigjentit e muzikantit Kujtim Alija…

Organizatori Jakaj tha se koncertet e Shkodra Jazz Festival përgjatë gjithë këtij muaji bashkë me Rrok Academy rezultuan të suksesshme ndërsa shoqata “Rrok Jakaj” do të përmbyll aktivitetet me koncertin e fundit Shkodra Sounds….

Shkodra Jazz Festival nisi koncertet më 15 gusht ndërsa më përpara janë zhvilluar edhe kurset me të rinjtë e Rrok Academy për të ardhur tek nata e fundit me koncertin përmbyllës. Ky është viti i 12-të që zhvillohet në qytetin e Shkodrës duke sjellë muzikën jazz dhe artistë të njohur ndërkombëtar por duke i dhënë mundësinë edhe të rinjve nga Shqipëria dhe shtete të tjera të rajonit që të perfeksionohen në instrumentat muzikor por edhe vokal.