Kjo e mërkurë ka shënuar përmbylljen e aktiviteteve të Muajit të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Institucionet dhe shoqatat që kujdesen për këta fëmijë, zhvilluan një aktivitet kulturor – letrar TË TITULLUAR “Dëgjo zemrën time”. Organizatorët vlerësojnë punën që bëhet për edukimin dhe përfshirjen e këtyrë fëmijëve, ndërsa thonë se vëmendja ndaj tyre duhet të jetë e vazhdueshme.

Muaji prill iu kushtua ndërgjegjësimit për autizmin. Fëmijët dhuruan disa performance të ndryshme në teatrin “Migjeni” në Shkodër, për të cilat ishin përgatitur prej kohësh

Artikulli paraprakONID BEJLERI: BUM INVESTIMESH NË SHKODËR
Artikulli tjetër“INTEGRITETI MEDIATIK GJATË PERIUDHËS ZGJEDHORE”