Pas 48 orësh është përmbyllur dhe procesi i numërimit në KZAZ nr 2 që përfshin 106 qëndra votimi që i përkasin njësive administrative. Në 7 prej tyre, ka triumfuar Partia Socialiste me një numër total prej 9252 votash. Partia Demokratike ka triumfuar në vetëm 2 prej tyre duke siguruar një numër total prej 8720 votash. Partia Socialdemokrate ka triumfuar në zonën e Bërdicës, si zonë e parë ku ka kandiduar ish kryetari kësaj komune Besnik Brahimi ndërsa në total, në KZAZ nr 2 , PSD ka mbledhur 4019 vota.

Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë në këtë KZAZ 335 vota ndërsa partia Mundësia një total prej 220 votash. Që nga fillimi i këtij procesi në këtë KZAZ nuk ka pasur problematika ndërkohë që rreth orës 16:00 pritet të nisë edhe procesi i numërimit për kandidatët në listat e hapura.

Artikulli paraprak“NUK DO TË LEJOJMË ‘TRAFIKIMIN’ E VOTAVE”, CELIBASHI MESAZH KANDIDATËVE TË LISTAVE TË HAPURA: KEMI PAMJET FILMIKE! NËSE SHOHIM MOSPËRPUTHJE…
Artikulli tjetërBERISHA: KËTO ISHIN ZGJEDHJET MË TË GRABITURA NË HISTORI