
Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në KZAZ nr.4 në qarkun Shkodër. Si rezultat, koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 5042 vota, më pas, në vendin e dytë renditet Partia Socialiste e Shqipërisë me 4348 vota. Partia Socialdemokrate, ka marrë 824 vota në këtë KZAZ, ndërsa partia Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 197 vota.
Nga partitë e reja, mundësia ka siguruar 211 vota. në përfundim të procesit të numërimit, rezultojnë 278 vota të pavlefshme, mes të cilave 57 fletë të dëmtuara. Në total, vota të vlefshme për subjektet politike rezultojnë 11324. Kjo KZAZ përfshin disa zona kryesore të qytetit, si zona pranë teatrit “Migjeni”, lagjen “Rus” dhe zonën pranë spitalit të Shkodrës.