
Procesi i numërimit në KZAZ 3 për subjektet politike është mbyllur rreth orës 5 të mëngjesit të ditës së sotme. Rezultati përfundimtar nga kjo KZAZ e cila përfshinë 47 qendra votimi që i përkasin lagjeve të qytetit të Shkodrës ka prodhuar këtë rezultat:
Partia Demokratike “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marr 5587 vota. Partia Socialiste 5179 vota, Partia Socialdemokrate 848 vota, Partia Mundësia 245 vota dhe koalicioni Nisma Shqipëria bëhet 239 vota.
Të pavlefshme kanë rezultuar 386 vota. Ndërkohë 1 kuti është dërguar pranë KQZ për parregullsi.
Procesi i cili zgjati rreth 28 orë u zhvillua i qetë dhe pa problematika ndërsa u ndërpre gjatë paradites së djeshme për disa orë për shkak të lodhjes së numëruesve. Ndërkohë pasditen e sotme pritet të nisë një tjetër fazë e këtyre zgjdhjeve siç është numërimi i votave për kandidatët e partive politike të cilët luftojnë për një mandat 4- vjeçar në parlamentin e ardhshëm.
Në KZAZ 3 të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 31.794 qytetare ndërsa morën pjesë 12.912 votues.