
Komisioni i Ankimit në Policinë e Shtetit, i mbledhur këtë të marten ka ndryshuar vendimin fillestar të Standardeve Profesionale të dhënë pak javë më parë për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës.Për ish-drejtorin Altin Mena, burime bëjnë me dije se është vendosur shtyrje gradimi për 3 muaj, duke rrëzuar masën e parë që ishte ulje në gradë për 5 vjet.Po ashtu, për zëvendësdrejtorin për rendin, Taulant Gjoka, u vendos shtyrje afati gradimi për 6 muaj, duke rrëzuar vendimin fillestar për përjashtim nga policia.Përjashtim fillimisht pati edhe për shefin e Komisariatit të Lezhës, Oltion Gjoni, por Komisioni i Ankimit vendosi ta rrëzojë, duke dhënë vendim shtyrje afati gradimi për 1 vit.Rreth një muaj më parë, Drejtoria e Standardeve Profesionale kishte marrë masa më të rënda disiplinore ndaj tyre, me argumentin se nuk kishin përmbushur si duhet detyrën. Gjithçka ndodhi pasi u zbulua një kazino që funksiononte në mes të qytetit te Lezhws, si dhe një magazinë me lëndë narkotike të dyshuar kanabis e cila u zbulua nw muajin janar pwrgjatw superstrades Lezhw-Milot.






