Roja bregdetare e Tunizisë ka gjetur trupat e pajetë të tetë emigrantëve afrikanë. Mësohet se trupat nuk kanë arritur të mbijetojnë pasi varka e tyre u mbyt në brigjet e vendit ndërsa po përpiqeshin të arrinin në Evropë. Një zyrtar i sigurisë tha se 29 persona të tjerë ishin shpëtuar.

Anija u mbyt në qytetin Abouabed pranë Sfax, një pikë nisjeje e përdorur shpesh nga emigrantët afrikanë.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur personat e zhdukur. Tunizia po përballet me një krizë të paprecedentë emigracioni pasi ka zëvendësuar Libinë si një pikë kryesore nisjeje për tunizianët dhe emigrantët e tjerë afrikanë që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë.

Artikulli paraprakPD: RINIA SHKODRANE E BASHKUAR PËR FITORE
Artikulli tjetërPUTIN SHPALLI ARMËPUSHIMIN DISA DITOR ME UKRAINËN, REAGON SHTËPIA E BARDHË