Thumanë- Fushë Krujë – Autobusi me pasagjerë nga Kukësi përmbyset në Derven

Një autobus me pasgjerë është aksidentuar mbrëmjen e sotme, pro fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku autobusi i linjës Tiranë-Kukës me targa AA 346 AC, ka dalë nga rruga në aksin rrugor Thumanë – Fushë- Krujë, në afërsi të fshatit Derven, dhe është përmbysur. Për shkak të reshjeve të shiut të ditës së sotme, autobusi ka rënë në ujë. Policia bën me dije se të gjithë pasagjerët kanë dalë nga autobusi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Efektivat e Policisë, Zjarrëfikësja dhe Ambulanca janë në gadishmëri të plotë.

Artikulli paraprakSKEDAT/ÇFARE NDODH NESE FITON TRUMP DHE CLINTON
Artikulli tjetërVAZHDON PROÇESI I VOTIMIT NE SHBA.DY KANDIDATET OPTIMISTE PER FITOREN