Përmbyset makina, një burrë e 1 grua në gjendje të rëndë

Një automjet ka dalë nga rruga e është përmbysur në aksin Lezhë-Laç dhe për pasojë janë plagosur rëndë një burrë dhe një grua. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Milotit ndërsa dy të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, janë dërguar menjëherë në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore. Polica ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa ende nuk ka një pistë se përse automjeti u përmbys. Përmbyset makina në Milot, një burrë e 1 grua në gjendje të rëndë +5 Përmbyset makina në Milot, një burrë e 1 grua në gjendje të rëndë