
Rruga nga Harku i Bërdices deri në Bahçallek është një prej projekteve më transforumese në Shkodër . Investimi me vlere 10 miljon euro pritet të zgjidhë trafikun në hyrje të qytetit . Krahas punimeve që po bëhen për ndërtimin e urës së re brinjë asaj egzistuese po punohet tek Harku i Bërdicës për vendosjen e tombinove .
Punimet që po realizohen pritet të ndikojne në evitimin e përmbytjeve të shpeshta që kanë përfshirë zonën tek harku i Bërdices
Ndërkoh punimet po vijojnë me shtrimin me asfalt të një pjesë të këtij segmenti dhe vendosjen e bordurave .
Projekti pritet të përfundojë brenda afatit të caktuar. Ky aks me gjatësi 1.6 km do të jetë I kategorisë D






