Kanë mjaftuar vetëm pak orë reshje të dendura shiu për të përmbytur qytetin e Lezhës. Raportohet se janë shfaqur probleme nga reshjet e shiut në disa zona. Ndërkohë, është përmbytur blloku i banimit “11 Janari”, si dhe është vështirësuar lëvizja në disa rrugë.

Nga ana tjetër, disa zona kanë mbetur në errësirë, për shkak se është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa reshjet vijojnë me intensitet të lartë. Shqiptarja.com raportoi pak më parë se reshjet e dendura të shiut do të vijojnë në zonat veriore, kryesisht Shkodër e Lezhë, deri në orët e para të mëngjesit.

Artikulli paraprakKF TIRANA DENONCON DHUNËN NË SHKODËR: POLICIA GODITI LOJTARËT ME SHKOPA GOME
Artikulli tjetër160 SHTETAS TE RIKTHYER SOT NGA VENDET E BE-SË, TENTUAN AZIL