Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe shkarkimet e pakontrolluara dhe të mëdha në sasi nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit, kanë sjellë përmbytje në zonën e Livadeve.

Qindra hektarë tokë janë mbuluar nga uji gjithashtu dhe rrugët janë të përkeqësuara, pasi prurjet kanë vërshuar në to duke I bërë të pakalueshme. Ndërkohë uji I është afruar edhe shtëpive çka ka bërë që çdo gjë të jetë e mbuluar.

Demet në këtë zonë janë tepër alarmante pasi po rrezikohen te ardhurat e atyre banorëve, shendeti I tyre, dhe gjëja e gjalle.

Ndërkohe banorët jashtë kamerave shprehen se situata është mjaft e rënduar pasi po ju shkon dëm çdo gjë dhe apelojnë qeverisë për ndihmë.
Zona e livadeve ndodhet në afërsi të lumit Buna.

Nga informacionet bëhet e ditur se në lumin Buna niveli I ujit është rritur me 20 cm prandaj kjo zonë pritet të përkeqësohet nga prurjet e e këtij lumi.

Ndërkohë për shkak të reshjeve të dendura të shiut shkarkimet në hidrocentrale vijojnë cka paraqet kështu një situatë alarmantë në njësitë administrative të nënshkodrës .

Artikulli paraprakMINISTRIA E MBROJTJES, NDIHMA NË OBOT
Artikulli tjetërOBOTI NË GJENDJE EMERGJENCE