Një prej fshatrave të përmbytur në zonën e NënShkodrës është edhe fshati Rrushkull në njësinë Dajç të bashkisë Shkodër. Banorët e këtij fshati shprehen të shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen prej më shumë se një muaji.

Sipas kryetarit të fshatit Rrushkull Bari Jusufi një pjesë e mirë e tokave bujqësore ndodhen nën ujë duke i shkaktuar dëme të mëdha.

Kryeplaku Jusufi i bën apel strukturave shtetërore që të gjejnë një zgjidhje për t’i ardhur në ndihmë këtyre banorëve të përmbytur duke qenë se deri më tani janë lënë në harresë.

Dëmi i shkaktuar për banorët e fshatit Rrushkull është i madh pasi pjesa më e madhe e tyre jetojnë me të ardhurat që marrin nga blegtoria ndërsa kërkojnë që të dëmshpërblehen pasi uji të tërhiqet.