Prezenca e ujit në lagjen Xhabiej të qytetit të Shkodrës por edhe në hyrje të qytetit ka bërë që pronarët e bizneseve të marrin masat në mënyrë që uji të mos depërtojë brenda por edhe për të lehtësuar kalimin për klientët e tyre. Ky është pronari i një biznesi në afërsi të pedonales së molos në afërsi të urës së vjetër të Bunës i cilipër të kaluar po improvizon këtë urë të vogël.

Shqetësuese është situata edhe për dyqanet në fund të lagjes Xhabiej të cilët qëndrojnë me fshesë në dorë duke larguar uji si dhe kanë vendosur thasë me rërë si në këtë rast.

Përveç lagjes “Xhabiej”dhe hyrjes së qytetit probleme me përmbytjet kanë edhe disa zona të tjera të qytetit të Shkodrës si lagjja Perash, Livade dhe Tophanë.