Njësia Ana e Malit në bashkinë Shkodër është në ditën e 22-të të shkarkimeve. Arben Ceni, administrator i kësaj njësie thotë se janë mbi 100 shtëpi të rrethuara nga uji.

Ndërkohë një problem kryesor në njësinë Ana e Malit është mungesa e ushqimit për bagëtitë.

Nëse niveli i ujit rritet, bën të ditur bashkia Shkodër atëherë banesat në njësinë Ana e Malit rrezikojnë që të përmbyten duke qenë se deri më tani të dëmtuara janë vetëm tokat bujqësore dhe dy shtëpi.