Banorët në zonat e përmbytura janë të vetmuar dhe pa asnjë lloj ndihme. Një gjë të tillë e thotë administratori i njësisë Ana e Malit, Arben Ceni sipas të cilit situata është vështirësuar kryesisht në fshatin Obot.

Duke qenë se jemi në një vit elektoral administrator Ceni thotë se përfaqësues të qeverisë dhe të PS nuk duhet të shkojnë të kërkojnë votat në njësinë Ana e Malit për shkak se tani që kanë nevojë askush nuk kujdeset për ta.

Edhe në ditët në vijim situata pritet që të jetë e vështirë për banorët e përmbytur të NënShkodrës sepse parashikohet që edhe për 4-5 ditë të vijojnë reshjet e shiut çka mund ta shtojë sipërfaqen e tokave të përmbytura.