Hartës së përmbytjeve në territorin e Qarkut të Shkodrës i është shtuar edhe Bashkia Vau Dejës. Rritja e shkarkimeve ka sjelle permbytje ne tokat bujqësore në fshatrat Mali i Jushit dhe Fshatin e ri në territorin e Njesise Administrative të Bushatit ne Bashkine Vau Dejës.

Administratori i kësaj njësie, Gjovalin Suka, është shprehur se përmbytja ka pësuar rritje gjatë 24 orëve të fundit.

Bashkia Vau Dejës ka mbledhur shtabin e emergjencave për ti shërbyer komunitetit, edhe pse ende nuk ka asnjë ndihme qoftë për banorët ashtu edhe për gjenë e gjallë.

Kryetari i fshatit, është shprehur se e vetmja gjë që kërkojnë është ndihma për gjene e gjallë dhe ndihmesa për familjet.

420 ha janë nën ujë në të gjithë territorin e njësisë administrative të Bushatit, ndërkohe që rritja e shpejtë e sipërfaqes se permbytur kërcënon cdo moment tashmë banorët e kesaj zone e cila rrezikon ti rikthehet permbytjeve masive të 2010-es

 

Artikulli paraprakKUKËSI-VLLAZNIA, PJESA E PARË MBYLLET ME REZULTATIN 1-0
Artikulli tjetërVRASJA E ÇOLLAKUT, BURG PËR JETË PËR DENIS SHTRAZËN