Pesë persona kanë humbur jetën nga dhe përmbytjet që përfshinë mbrëmë rajonin e Tetovës, ndërsa 11 persona kanë mbetur të lënduar, por mediat në Maqedoni flasin edhe për disa persona të zhdukur . Mes viktimave janë dhe dy fëmijë nga fshatrat Shipkovicë dhe Reçicë e Madhe. Përmbytjet u shkaktuan me daljen nga shtrati të lumit Shkumbin dhe veç viktimave ka edhe dëmet materiale janë të mëdha.

Nga moti i keq dhe përmbytjet masive shumë vendbanime kanë ngelur pa energji elektrike. Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm përfshiu dje edhe një pjesë të Maqedonisë lindore. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim po punon në teren dhe apelon banorët e rajonit të Tetovës të zvogëlojnë frekuentimin e lëvizjes në veçanti të ulin përdorimin e automjeteve. Më së shumti në rajonin e Tetovës janë prekur fshati Reçicë e Vogël, rruga 172, thuajse e përmbytur e gjitha. Situatë e keqe është edhe në Malësinë e Sharrit, konkretisht në Shipkovicë, si dhe në fshatin Proj. Në Reçicë të vogël, uji ka depërtuar në të gjitha katet e para dhe përdhese të shtëpive. Popullata po mundohet privatisht të ndihmojnë njëri-tjetrin, por nga Komuna dhe Ndërmarrja publike, ende nuk kanë dalë në terren. Përmbytje edhe në rajonin e Tearcës. Fshati Dobrosht është përfshirë gjithashtu nga uji, dhe madje, ka rrëshqitje të malit. Nga ana tjetër, dëme ka edhe nëpër qytet, kurse më në krizë, është lagja e poshtme e Tetovës, ku nga vërshimet e ujit janë mbledhur gurë dhe dru, që kanë përfunduar në shtëpitë e kësaj lagjeje. Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski dhe kryetarja e Komunes së Tetovës vizituan zonat e prekura nga fatkeqësua natyrore. Sot pritet të merren vendime për masat e mëtejshme për tu ardhur në ndihmë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të tjerë të prekur nga përmbytjet.

Artikulli paraprakTË ARDHURAT, NË ARKË JANË 86 MLN $ MË PAK
Artikulli tjetërVLLAZNIA E SHKODRANËVE, PASTAJ E “JABANXHIJVE”