Të paktën 315 persona janë evakuuar gjatë natës sipas Ministrisë së Mbrojtjes në një qendër tregtare në Tiranë dhe në Fushë-Krujë.

Po gjatë natës në zonën e Vorës është nevojitur ndërhyrja e ushtrisë të cilët me anë të një eskavatori kanë evakuuar disa persona të tjerë. Raportohet se pa energji elektrike janë 71.000 abonentë dhe nuk janë në funksionon 60 fidera.