Kur jemi në ditën e 16 të përmbytjeve në zonën e NënShkodërs, administratori I njësisë Ana e Malit Arben Ceni bëri të ditur se situata është larg përmirësimit. Në 24 orët e fundit, niveli I ujit në fshatrat Oblikë, Muriqan dhe Obot është rritur me rreth 20cm ndërsa thotë se shkak për këtë situatë nuk janë vetëm reshjet por edhe shkarkimet pa kriter nga hidrocentrali.

Për administratorim, problemi më I madh mbetet sigurimi I bazës ushqimore për gjënë e gjallë pasi fermerët e kanë të pamundur për shkak të izolimit nga uji. Për këtë gjë administratori Ceni bën përgjegjës Ministrinë e Bujqësisë.

Në 24 orët e fundit, sipërfaqëja e tokës së përmbytur në njësinë Ana e Malit është rritur me 30 hektarë, ndërsa situata pritet të përkeqësohet për shkak të reshjeve instensive të shiut.

Administratori I kësaj njësie Arben Ceni kërkon nga institucionet që të bashkëpunojnë për zgjidhjen e problematikave të krijuara gjatë këtyre ditëve si furnizimi me bazë ushqimore I gjëse së gjallë, por edhe I banorëve të zoëns të cilët jetojnë të vetmuar dhe pa përkrahje.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRITET SIPËRFAQJA E TOKAVE TË PËRMBYTURA
Artikulli tjetërOBOT, FAMULLITARI: BANORËT MË AFËR ZOTIT PAS PËRMBYTJEVE