Kjo telefonatë është mes vajzës dhe një të moshuare 85-vjeçare e cila kishte mbetur e izoluar nga uji në fshatin Obot të njësisë Ana e Malit në pritje për t’u evakuar nga forcat e ushtrisë.Vajza e 85-vjeçares shprehet e shqetësuar ndërsa në rrugën kryesore që lidh Obotin me Shkodrën herë pas herë ka familjarë që shkojnë duke qenë se kanë të afërmit në ujë.

Administratori i njësisë Ana e Malit Arben Ceni thotë se kjo është dita me vështirë për Obotin që është i përmbytur.

Edhe fshatra dhe lagje të tjera në njësinë Ana e Malit ndodhen në vështirë nga përmbytjet.

Problemi kryesor në zonat e përmbytura përveç prezencës së ujit në disa banesa është edhe mungesa thuajse totale e ushqimit për bagëtitë duke i dëmtuar edhe më shumë fermerët që janë të përmbytur.