
Rreth 1250 HA tokë vijon të jetë e përmbytur në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit. Arben Ceni administrator i njësisë Ana e Malit ndërsa ka folur ashpër ndaj qeverise për mos marrjen e masave të nëvojshme thekson se duhet shpallur gjendja e jashtezakonshme të pkatën në këtë njësi.
Institucionet përgjegjëse e kanë për detyrë që të dëmshpërblej banorët thekson administrator Ceni.Edhe fëmijët prej 7 ditësh nuk paraqiten në shkollë.
Aktualisht në total në bashkinë Shkoder janë 2350 Ha toke e permbytur, gjatë 24 orëve të fundit ka nje renie prej 370 Ha.






