Menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore që u pushua për Paulin Maçaj pas përfitimit nga aministia, banorët e zonave të përmbytura iu drejtuan prefekturës së qarkut Shkodër.

Të gjithë sëbashku u futën në zyrë por prefekti nuk ndodhej aty për shkak të një inspektimi të tij në Bogë të Malësisë së Madhe. Banorët e zonave të përmbytura kërkojnë që para datës 25 janar të këtij viti kur një pjesë do të futen në grevë urie për shkak të mosdhënies së dëmshpërblimeve të takojnë prefektin Radovani. Banorët e zonave të përmbytura nuk kanë arritur që të komunikojnë me prefektin Radovani ndërsa duhet pritur nëse para 25 janarit do zhvillohet apo jo takimi që kërkohet.

Artikulli paraprakZBARDHET NGJARJA PRANË RADIO SHKODRËS
Artikulli tjetërTRE NË PRANGA PASI GRABITËN ME DHUNË NJË SHTETAS