Në një konferencë për shtyp të lajmëruar, banorët e zonave të përmbytura kanë tentuar që të ndalin prefektin Paulin Radovani për të biseduar por ky i fundit nuk është ndalur

Prefekti foli për grevën e urisë duke i bërë thirrje banorëve që të dalin dhe se do padisë OSSH-në në gjykatë për pjesën ende të padhënë të dëmshpërblimeve. Radovani kërkoi që greva të mos kthehet politike ndërsa u shpreh se janë tre lista në total por jo të gjitha të miratuara nga qeveria. Teksa po vinte për të dalë në një konferencë për shtyp prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani u ndalua nga banorët e zonave të përmbytura por nuk pranoi që të bisedojë me ta ndërsa pak metra më tutje vazhdon greva e urisë. Prefekti Radovani kërkoi që greva të mos kthehet në politike, i bëri thirrje grevistëve që të dalin nga greva si dhe deklaroi se do padisë në gjykatë OSSHE-në e cila nuk ka shlyer ende 51% të dëmeve nga përmbytjet në kulturat bujqësore. Prefekti Radovani tha se në total janë tre lista të ndryshme për dëmshpërblimet.