Sokol Kota është një nga banorët e lagjes “Ajasëm” të qytetit të Shkodrës shtëpia e të cilit për dy ditësh u përmbyt si shkak i situatës së krijuar në qarkun Shkodër. 44 vjeçari tregon se dëmet e krijuara si shkak i ujit kanë qënë të mëdha.

44 vjeçari tregon se edhe në vitin 2010 janë përmbytur por këtë vit gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Gjatë ditës së sotme uji në lagjen Ajasëm është tërhequr dhe nuk ka më shtëpi të cilat janë të përmbytura. Por pavarësisht kësaj dëmet e shkaktuara tek banorët janë të mëdha.

 

Artikulli paraprakPARANDALOHET KRIMI NË FAMILJE, ARRESTOHET 34-VJEÇARI
Artikulli tjetërTËRHIQET UJI NË DISA ZONA, 1400 HA TOKË E PËRMBYTUR