Informacion mbi situatën në Bashkinë Shkodër, datë 10.11.2016, ora 09:00

NJËSIA ADMINISTRATIVE GUR I ZI Në Kuç dhe Kasape ka rënë ndjeshëm niveli i ujit. Nuk ka prezencë të ujit nga lumi Drin dhe gradualisht po kullojnë tokat. Niveli i ujit tek Ura e Bahçallëkut në orën 8.00, në krahasim me dje, ka rënë me 1.20cm. Me prurjet e tanishme është rritur për 45 min me 12 cm.

NJËSIA ADMINISTRATIVE ANA E MALIT Niveli i ujit ka rënë rreth 50 cm. Rruga për Obot kalohet edhe me vetura. Fshati Obot, Muriqan,Velinaj, Alimetaj, Goricë dhe Shtuf janë pa energji elektrike. Shkollat vazhdojnë mësimin rregullisht.

NJËSIA ADMINISTRATIVE PULT Rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara si pasojë e daljes së përrenjëve malor dhe shkatërrimit të 8 urave lidhëse. 3 shkolla janë dëmtuar: shkolla e Kirit e Planit dhe e Brucajve, kjo e fundit rrezikon shembjen.

NJËSIA ADMINISTRATIVE DAJÇ Në këtë Njësi nuk ka energji elektrike. NJËSIA ADMINISTRATIVE BËRDICË Në të gjitha shkollat vazhdon normalisht procesi mësimorë. Qendra Shëndetësore funksionon normalisht. Energjia elektrike është në të gjithë fshatrat.

NJËSIA ADMINISTRATIVE SHALË Gjendja në Shalë nuk ka ndryshime. Për arsye të reshjve, nxënësit nuk bëjnë mësim. Rruga vazhdon të jetë e bllokuar. Energji elektrike nuk ka që të dielën.