Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ishte sot në aksin nacional Fier-Milot, ku verifikoi nga afër situatën nga përmbytjet në këtë zonë. Ruçi shoqërohej nga deputeti demokrat Luan Baçi, prefekti Baki Bala dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.

Lumi Vjosa vazhdon të ketë prurje të mëdha.Ka kaluar 1 km më tej shtratit të tij, duke kaluar 5 km nga shtrati dhe përmbytur banesa dhe biznese në këtë zonë. Situata më problematike paraqitet në fshatrat Ferras, Kashishtë dhe Çerven. Pjesa më e madhe e fushave dhe tokave bujqësore janë dëmtuar nga përmbytjet. Pritet të ketë evakuime të tjera në këto zona.

Energjia mungon, kabinat elektrike janë nën pushtetin e ujit. Ujësjellësi ka bërë thirrje të mos konsumohet uji i pijshëm pasi është i ndotur. Në terren aktualisht janë 270 forca policore dhe ushtarake si dhe 60 mjete të ndryshme.