Gjatë natës së djeshme në të gjithë territorin e qarkut sipas informacionit të marrë nga specialisti i EC në prefekturë, situata gjatë mëngjesit të sotëm në fshatin Obot rreth 60% e banesave kanë prezencën e ujit në oborret e tyre, ndërsa mbi rrugën e Obotit ka rreth 40 cm ujë, e kalueshme vetëm për mjetet e larta.

Niveli i përmbytjes në Njësinë Administrative Ana Malit, rreth 500-600 ha tokë. Janë të izoluar 35 fermerë me fermat e tyre blegtorale ku përfshihen rreth 100 krerë gjedh, 100 krerë derra dhe 300 të imta në Fshatin Obot dhe Muriqan të Nësisë Administrative Ana Malit.

Ka sipërfaqe të tokës së përmbytur, kryesisht tokë bujqësore në bashkinë Shkodër, kryesisht në Njësitë Administrative Bushat, Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana Malit, Guri Zi, Madhe.

Forcat e Armatosura që nga ora 06:30 datë 07.03.2018 kanë anagzhuar në fshatin Obot, 20 trupa, 3 varka dhe 3 mjete të rënda të cilët po vijonë evakuminin e banorëve.

Artikulli paraprakMETA URON 7 MARSIN NGA “FAN NOLI”, KËRKON MË SHUMË BASHKËPUNIM SHKOLLË-FAMILJE
Artikulli tjetërPARASHIMI I MOTIT, 7-8 MARSI ME RESHJE SHIU, KRYESISHT NË VERI