Rëndohet situata në të gjithë vendin nga reshjet e dendura të shiut.

Situata më problematike paraqitet në Tiranë, Gjirokastër dhe në qarkun e Vlorë. Në kryeqytet pasditen e sotme është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës si pasojë e nivelit të ujit që ka arritur mbi 0,75 metra. Policia deklaron se “në autostradën Tiranë -Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra.

Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin. Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit. Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do tju vijnë në ndihmë menjëherë”.

Artikulli paraprakPËRPLASEN 5 MAKINA NË RRUGËN E KOMBIT,BLLOKOHET QARKULLIMI
Artikulli tjetërARREST ME BURG NË MUNGESË PËR ZYRTARËT E POLICISË