Administratori i Njesise Administrative Dajç, Gjovalin Darragjati, ne nje prononcim per mediat ka thene se situata ne kete njesi sa vjen e përkeqësohet duke qene se jane mbi 50 familje, shtepite e te cilave jane te rrethuara nga uji.
Darragjati thote se shkarkimet ne hidrocentrale po arrijne thuajse piken kritike si ne vitin 2010.
Darragjati i bashkohet kerkeses se Bashkise Shkoder per shpalljen e gjendjes se emergjences ne menyre qe tu vihet ne ndihme banoreve dhe te behet evakuuimi i tyre edhe pse disa prej tyre hezitojne pasi ne ato banesa ata kane gjithe pasurine e tyre..