Pavarësisht motit me diell të dy javëve të fundit, gjurmët e përmbytjeve në zonat fushore të Kurbin janë ende prezente. Në disa toka bujqësore vijon të ketë prezencë uji, e në të tjera lagështirë.
Përmbytjet e shumta të këtij dimri kanë shkatërruar të mbjellat, duke penalizuar fermerët e fshatrave të Kurbinit. Krahas dëmeve të shumta, prezenca e gjatë e ujit ka dëmtuar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore. Fermerët thonë se nuk ka garanci për të mbjellë më pa u zgjidhur problemi i përmbytjeve, i cili vjen nga mosfunksionimi siç duhet i sistemit të kullimit.
Zonat fushore të Kurbinit janë përmbytur katër herë në harkun kohor të tre muajve, ku pasojat më të shumta janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Bashkia bën të ditur se janë verifikuar dëmet e përmbytjeve të fundit, të cilat ishin edhe më të mëdhatë, dhe bilanci do t’u përcillet institucioneve qendrore, në bazë të udhëzimeve të Qeverisë Shqiptare per demshperblimet.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI NË 24 ORË
Artikulli tjetërMBLEDHJA E RRADHËS E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR