Përmbytjet në Tiranë – 140 familje të strehuara në gjimnaz, kërkojnë ushqim dhe vëshmbathje

Për shkak të përmbytjeve në Tiranë, 140 familje të njësisë administrative Paskuqan, Kamëz janë evakuar. Ora News ishte në gjimnazin “Gramoz Palushi” ku është ngritur një qendër e përkohshme emergjence. Banorët bëjnë thirrje për ushqim dhe veshje, pasi, sipas tyre gjithçka që kanë patur në banesë i ka marrë lumi. 140 familje janë evakuar në njësitë administrave Paskuqan dhe Kamëz. Pjesa më e madhe e banorëve i përket zonës së Bregut të Lumit, familje të komuniteti rom, barakat e të cilëve janë përmbytur nga dalja nga shtrati i lumit të Tiranës një ditë më parë. Ora News ishte në ambjentet e gjimanzit, Gramoz Palushi në Paskuqan, një nga qëndrat e emegjencave të përkohshme ku janë evakuuar dhe qëndrojnë që nga dita e martë 36 familje. Disa nga familjarët u shprehën se mungon ushqimi dhe nuk kanë veshmbathje. Në Kasalle, fshat pranë njësisë administrative Kamëz, banorët ngritën si shqetësim se prej 2 ditëve janë të bllokuar për shkak të shembjes së urës nga vërshimi i lumit Tirana. Sipas banorëve, 5 fshatrat kanë humbur komunikimin me bashkinë Kamëz ndaj dhe apelojnë emergjencat civile të marrin masat.