
Gjatë 24 orëve të fundit në bashkinë Shkodër ka pasur një terheqje të ujit në rreth 100 Ha në zonat e përmbytura. Në fshatin Obot të njësisë Ana e Malit që është edhe një nga më problematiket sa i takon përmbytjeve uji ka rënë me rreth 50 cm në krahasim me një ditë më parë. Gregor Pemaj kryetari i këtij fshati thekson se përveç dëmeve materiale, banorët gjithashtu nuk po i përjetojnë aspak mirë edhe nga ana psikologjike përmbytjet e shkaktuara.
As në përmbytjet e disa javëve më parë dhe as në këto të tanishmet asnjë qeveritarë nuk ka hyrë brenda në fshat për të parë gjendjen në të cilën ndodhen banorët shprehet kryeplaku Pemaj.
Aktualisht në Bashkinë Shkoder janë 2920 Ha tokë e përmbytur. Në rrugën e Obotit kalohet vetëm me mjetet e ushtrisë. Ndërsa ka prezencë uji në oborret e të gjitha shtëpive të këtij fshati. Në njësinë Dajç rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme, në vendin e quajtur Urrelat sepse uji arrin në lartësinë një metër.






