
Qarku i Lezhes eshte i ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike, te cilat po sjellin problematika te ndryshme, kryesisht me permbytjet.Mosveprimi ndaj studimeve te kryera per tu pershtatur me keto ndryshime mbetet shqetesim, siç ishte dhe rasti i çarjes se argjinatures se Lagunes se Vainit ne Tale, qe solli permbytje masive ne disa zona.Eksperti i Mjedisit dhe i Pyjeve Zef Imeraj, thote se demtimi i argjinatures ka ardhur nga mosfunksionimi i kanalit natyror te komunikimit te detit me lagunen.
Si zgjidhje per shmangjen e permbytjeve shihet sistemi i kanaleve te ujerave te larta dhe atyre komunikues te detit me lagunen, si dhe mbrojtja e pyjeve.
Lezha u perball me permbytje masive gjate muajit nentor, duke sjelle deme te konsiderueshme kryesisht ne sektorin e bujqesise dhe blegtorise.Strukturat e Mbrojtjes Civile bejne me dije se vijon verifikimi i demeve te shkaktuara ne tre tre bashkite e ketij qarku, e ne te njejten kohe po identifikohen problematikat qe sollen permbytje dhe me pas do te kerkohet nderhyrje.






