Presidenca e Shqipërisë njofton se kreu i shtetit Bajram Begaj po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend.

Në njoftim thuhet se Begaj është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.

Kreu i Shtetit fton qytetarët të mirëkuptojnë dhe bashkëpunojnë me ta me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja. Presidenti i Republikës fton në mënyrë të veçantë banorët në zonat e përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuim të shpejtë dhe të sigurt.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGODITET NJË SHTËPI BARI NË SHKODËR
Artikulli tjetërEDHE BERATI NËN UJË, 95 HEKTARË TOKË BUJQËSORE DHE 15 BANESA TË PËRMBYTURA