ORGANIZOHET NGA “GRUAJA TEK GRUAJA”, MBËSHTET NGA PREFEKTURA. Përmbytjet që përfshinë jugun e Shqipërisë si shkak i vërshimit të ujrave kanë sensibilizuar shoqërinë civile në qytetin e Shkodrës. Organizata “Gruaja tek Gruaja”

prej ditësh ka nisur një iniciative për mbledhjen e ndihmave kryesisht ushqimore por edhe vlerave monetare për t’i dërguar më pas në familjet e përmbytura në jug të Shqipërisë. Sekretarja e prefekturës Felek Kasemi tregon rreth kësaj nisme. Ndihmat e qytetarëve shkodran për ndihmat ushqimore janë mbledhur në pikat kryesore të Shkodrës. Nga sa mësohet në këto ditë ka patur një sensibilizim të shkodranëve. Kjo nisëm do të vijojë edhe për disa ditë të tjera dhe më pas të gjitha ndihmat do të dërgohen në zonat që përjetuan përmbytjen.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/fuWdRgjqBKY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]