Me qellim parandalimin e permbytjeve ne qarkun e Shkodres, dhe ne kuader te masave te marra per te evituar fatkeqesi te perseritura natyrore , Bashkia Shkoder ne bashkepunim me GIZ po inventarizon te gjitha urat, kanalet kulluese dhe tombinat , te cilat jane degraduar nga koha dhe kane nevoje per restaurim dhe mirembajtje.

Lajmin e beri te ditur nenkryetari i Bashkise Shkoder Arben Gjuraj. Inventarizimi dhe mirembajtja e ketyre veprave arti do i sherbeje evitimit te permbytjeve, kullimit te ujrave ne rast shkarkimesh apo rreshjesh masive ndersa i sherbejne nje komuniteti te gjere ne nenshkoder.