Reshjet e shiut dhe rreziku i përhershëm i përmbytjeve në Shkodër ka vënë në lëvizje bordi e kullimit si një prej institucioneve më të rëndësishme.

Drejtori Ardit Hotaj tregon se dy prej pikave ku po bëhen ndërhyrje janë kanali i Gjadrit dhe zona e Dajçit.

Një problem është edhe argjinatura e Darragjatit.

HOTAJ: FONDET E PAKTA POR JANË NË VARËSI TË MINISTRISË

Drejtori i bordit të kullimit pranon se fondet janë të pakta por investimet janë në varësi të ministrisë.

Duke patur eksperiencën e viteve të mëparshme bordi i kullimit ka marrë disa masa por që sërish janë të pamjaftueshme për të larguar njëherë e mirë rrezikun nga përmbytjet.