Bordi i Kullimit i Lezhës ka nisur ndërhyrjen në disa pjesë ku reshjet e shiut dhe përmbytjet e fundit sollën dëmtime dhe rrezikuan edhe ndonjë familje.

Drejtori i Bordit të Kullimit Petrit Gjoni tregon se po ndërhyhet kryesisht në zonat ku kalon lumi Kir. Drejtori Gjoni thotë se po ndërhyhet edhe tek argjinatura e dëmtuar në Bleran që Star Plus e ka sjellë disa herë në vëmendje. Lidhur me ndërhyrjet që mund të shpëtojnë përgjithmonë zonat e rrezikuara nga përmbytjet edhe pse ka rritje të buxhetit për ministrinë e bujqësisë, drejtori Gjoni thotë se janë investime madhore që momentalisht është vështirë të realizohen. Në vijim pritet që bordi i kullimit të bëjë edhe disa ndërhyrje të tjera në zonat më problematike që rrezikohen nga përmbytjet.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKINEZËT PO BLEJNË PORTUGALINË
Artikulli tjetërLANDFILLI: EMERGJENCË, TË RRITET ÇMIMI I MBETJEVE