Pavaresisht renies se nivelit te ujit pas mbylljes se argjinatures se Lagunes se Vainit, situata e krijuar nga permbytjet ne Lezhe mbetet e veshtire, kryesisht ne Njesite Administrative Shenkoll dhe Kolsh, ku ka ende banesa të rrethuara nga uji dhe qindra hektarë tokë bujqësore të përmbytura.
Banoret thone se prej 6 ditesh ndodhen nen uje dhe pavaresisht mbeshtetjes me baze ushqimore po perballen me veshtiresi te shumta.
Ne kushtet e permbytjeve, Bashkia Lezhë ka shtuar ndërhyrjet në terren për të garantuar ndihmën për banorët e prekur.Prej ditës së diele, Shërbimi Social është angazhuar në shpërndarjen e ushqimeve pwr popullaten dhe bagatitw.
Tërheqja e ujit në zonat e përmbytura në Lezhë po vijon me ritme të ngadalta, pasi kanalet kulluese vijojnë të jenë me nivele të larta, duke mos favorizuar evadimin e shpejtë të ujërave.Shpërndarja e ndihmave po vijon paralelisht me monitorimin e situatës në të gjitha zonat e prekura, ndërsa strukturat e emerggjencave dhe ushtria kane rinisur punen per forcimin e argjinatures se Vainit.

Artikulli paraprakRAMA NDAN PAMJET E BORËS SË PARË NË RAZËM
Artikulli tjetërMURIQAN, LËVIZJE E ULËT NË DITËT E FUNDIT