Përmbytjet e ditëve të fundit kanë prekur sërish fushën e Spitënit në Lezhë. Dhjetëra hektarë tokë bujqësore ndodhen nën pushtetin e ujit prej 10 ditësh, duke shkaktuar dëme të shumta në sektorin e bujqësisë.
Përballë përmbytjeve të vazhdueshme, fermerët janë ngritur në protestë. Ata thonë se kjo është hera e tretë që përballen me këtë situatë në harkun kohor të 40 ditëve dhe humbjet për ta janë tepër të mëdha.
Fermerët e Spitënit kërkojnë kompensim për dëmet e shkaktuara, pasi sipas tyre përmbytjet kanë ardhur si pasojë e neglizhencës dhe mosveprimit të institucioneve.
Përgjatë viteve të fundit, në fushën e Spitënit Bashkia Lezhë ka ndërhyrë në hapjen e kanaleve kulluese, por toka është në kuota të ulëta dhe kur ka reshje shiu me intensitet të lartë, uji nuk evadohet, duke krijuar përmbytje.Ndersa sa i perket demeve te shkaktuara ata jane verifikuar dhe per cdo rast dosjet ju jane percjelle insitucioneve qendrore.

Artikulli paraprakOBOTI PREJ NJË JAVE I IZOLUAR
Artikulli tjetërRAMA: BRENDA 2028 DO TË FITOJMË PAVARËSINË ENERGJETIKE