Përmbytjet e fundit në Lezhë nga të cilat u shkaktuan dëme të konsiderueshme, nxjerrën në pah problematikat me sistemin e kullimit.Pavarësisht hapjes së kanaleve përgjatë viteve të fundit, sipas specialistëve të bujqësisë dhe kullimit, nuk janë ndjekur skemat për kullimin, çfarë ka sjell mos evadim të ujerave.
Problem mbeten edhe ndërtimet mbi kolektor apo në zona me kuota të ulëta.Si zgjidhje Specialisti i Bujqësisë dhe Kullimit në Lezhë Preng Marku, hartimin dhe miratimin e një ligji për ujin.
Lezha dhe Kurbini ishin ndër zonat më të prekura nga reshjet intensive të shiut gjatë këtij fillimviti. Si pasojë e vërshimit të ujërave, u përmbytën mbi 4 500 hektarë tokë bujqësore dhe rreth 300 banesa, duke shkaktuar dëme të shumta dhe vështirësi për banorët.

Artikulli paraprak“RIMËKËMBJA E VETËDIJES ISLAME”
Artikulli tjetërUJERAT E ZEZA SHQETËSIM NË LAGJEN “SKËNDERBEG”