Mengjesin e sotem situata paraqitet e renduar ne fshatrat Mabe, Piraj, Gjader te NjA Dajç dhe Torovice, ku ka siperfaqe te medha te mbuluara me uje.Sipas të dhënave nga strukturat e Emergjencave Civile të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë sasia e reshjeve të rëna për 2 ditët e fundit ka qënë 212 mm.

Vetëm për 24 orët e fundit nga dje në mëngjes deri tani ka rënë 82 mm shi .Lumi Gjadër dhe Drin janë mbushur dhe tërheqja e ujit bëhet shume ngadale por nuk kane dale nga shtrati .

Kuota e lumit Drin është +1m nga +2 që është kuota kritike.Lumi Mat ka rritur prurjet por pa krijuar problem.Sipërfaqe të përmbytura ka në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht rreth 700ha, ndërsa në njësinë administrative Balldre rreth 500ha.

Në njësinë administrative Dajç bashkia Lezhë, në fshatin Gajdër ka 15 banesë në ujë dhe ura e Zojsit është e pakalueshme. Në fshatin Zojs ka 5 banesa në ujë.Në njësinë administrative Balldre, fshati Kakarriq ka 3 banesa në ujë.Në Bashkitë Mirditë dhe Kurbin nuk raportohen problematika .

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMOTI I KEQ/ SOT KËRKIME ME DRON PËR GJETJEN E BABË E BIR QË I MORI RRJEDHA NË BOGË
Artikulli tjetërI MORI RRJEDHA E UJIT NË MALËSI TË MADHE TEKSA PO LËVIZNIN ME MAKINË, GJENDEN TRUPAT E PAJETË TË BABË E BIR