Situata e krijuar nga përmbytjet në qarkun e Lezhës vijon të mbetet problematike.
Në fshatrat Spiten, Tresh dhe Markatomaj, dhjetëra hektarë tokë bujqësore ndodhen prej tetë ditësh nën pushtetin e ujit.
Në fshatin Spiten, Gjergj Doçi është një prej banorëve më të prekur. Ai thotë se përmbytja ka ardhur në mënyrë të menjëhershme, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme ne bujqesi dhe blegtori, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit niveli i ujit është rritur sërish.
Doçi, i cili ka rreth 5 hektarë tokë bujqësore nën ujë, shprehet se përmbytje të tilla nuk janë parë prej dekadash në këtë zonë.
Qarku i Lezhës vijon të jetë nën ndikimin e reshjeve intensive te shiut, çka po e vështirëson procesin e evadimit të ujërave në zonat e përmbytura, ne Bashkite e Lezhes dhe te Kurbinit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZJARR NË NJË BANESË NË LEZHË
Artikulli tjetërSHKOLLA “KOLË IDROMENO”, PUNIMET DREJT PËRFUNDIMIT